Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministri Konjufca zhvilloi një takim me Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë Bernard Çobaj

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Sh. T. Bernard Çobaj.

Me këtë rast, Ambasadori Çobaj i përcolli urimet për marrjen e detyrës së re.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike. U theksua mbështetja e Malit të Zi për Republikën e Kosovës dhe nevoja për bashkëpunim të ngushtë në çështje rajonale.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi.

Lajmet e tjera

|