Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Sh.T. Jonas Westerlund.

Në këtë takim njoftues, Ambasadori Westerlund e përgëzoi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës. U theksua se Kosova dhe Suedia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe që nga fillimi, të ndërtuara mbi bashkëpunim të ngushtë dhe vlera të përbashkëta demokratike. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, në veçanti për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin me Suedinë dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lajmet e tjera

|