Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës Ragnar Almqvist

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim miqësor me Ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.

Në takim, Ambasadori Almqvist e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe shprehu mbështetjen e vendit të tij për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht për avancimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai theksoi gjithashtu se gjatë presidencës së ardhshme në Bashkimin Evropian, vendi i tij do të mbështesë përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Lajmet e tjera

|