Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Ambasadorin Orav për kontributin e tij të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
Republika e Kosovës i uron Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e çmuar atë si një mik të veçantë të vendit tonë.