Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca, mori pjesë në darkën e organizuar me pjesëmarrësit e edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në darkën e organizuar me pjesëmarrësit e edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJD-së.

Ky edicion ka bërë bashkë 39 diplomatë të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe 10 diplomatë të Republikës së Kosovës, nën temën “Shtetet e vogla – Diplomacia e mençur”.

Në një atmosferë miqësore, zëvendëskryeministri Konjufca foli për historinë e diplomacisë së Kosovës, rëndësinë e dialogut në kohë të pasigurisë globale dhe rolin e shteteve të vogla në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përmes ligjëratave, shkëmbimit të përvojave dhe vizitave kulturore, Shkolla Diplomatike synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe t’u ofrojë diplomatëve të rinj mundësinë të njohin nga afër Kosovën, historinë, kulturën dhe institucionet e saj.

Lajmet e tjera

|