Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në Varshavë u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë në rajonet përkatëse, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë në fusha me interes të përbashkët.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për vazhdimin e angazhimit me Armeninë dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.