Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Sh.T. Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Ambasadorin e Posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Sh.T. Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve, dhe thellimin e marrëdhenieve diplomatike.

Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim me Sulltanatin e Omanit.

Lajmet e tjera

|