Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali.
Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi Ambasadoren Vakali për angazhimin dhe bashkëpunimin konstruktiv gjatë mandatit të saj, duke vlerësuar kontributin e saj në afrimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të marrëdhënieve bilaterale, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe e mbështetjes së Greqisë për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Ambasadores Vakali suksese në angazhimet e saj të ardhshme.