Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i ofron Republikës së Kosovës.

Në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe ndërlidhja e saj me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, u theksua rëndësia e adresimit të sfidave të sigurisë në rajon, përfshirë kërcënimet që vijnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimin keqdashës rus.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se integrimi evropian i Kosovës përbën një kontribut të rëndësishëm në forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Në mbyllje të takimit, dy ministrat theksuan përkushtimin e tyre për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Lajmet e tjera

|