Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca, zhvilloi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Gambianëve Jashtë Vendit të Republikës së Gambisë, Sering Modou Njie

Ndaje këtë

Gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Gambianëve Jashtë Vendit të Republikës së Gambisë, Sering Modou Njie.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e konsultimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe koordinimin më të afërt në kuadër të forumeve ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Konjufca shprehu mirënjohjen e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gambisë dhe gatishmërinë për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajmet e tjera

|