Në vijim të agjendës së tij diplomatike në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim bilateral me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Mjedisit dhe Kulturës të Principatës së Lihtenshtajnit, Sabine Monauni.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektivën evropiane të Kosovës dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e afërta mes Kosovës dhe Lihtenshtajnit, si dhe rolin e Lihtenshtajnit si partner i besueshëm i vendit tonë, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.