Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Konjufca zhvillon takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të Mikronezisë dhe Ishujve Marshall

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri Konjufca zhvillon takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të Mikronezisë dhe Ishujve Marshall

Në kuadër të Takimit të 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit, që po mbahet në Palau, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës në detyrë, Glauk Konjufca, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të lartë të shteteve të rajonit të Paqësorit, në kuadër të angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës në rajon.

Zëvendëskryeministri Konjufca u takua me Sekretarin e Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve Federative të Mikronezisë, Ricky F. Cantero. Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe çështje me interes të përbashkët, si dhe u diskutuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar kontaktet dypalëshe dhe për të identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Konjufca zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Ishujve Marshall, Kalani R. Kaneko. Në takim u diskutua thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ishujve Marshall, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Palët riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve dhe të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet me shtetet e rajonit të Paqësorit, për të zgjeruar dialogun politik dhe për të zhvilluar bashkëpunim të qëndrueshëm, të mbështetur në respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta.

Lajmet e tjera

|