Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë

Ndaje këtë

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

Gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje evropiane Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të dhomës së deputetëve të parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.

Krahas takimeve zyrtare Ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.

Lajmet e tjera

|