Vizita e Presidentes Von der Leyen në Kosovë, zhvillohet në një moment të rëndësishëm, teksa Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
“Si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian,” ka theksuar znj. Gërvalla.
Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e fortë të BE-së për Kosovën dhe përpjekjet e saj për zhvillim, stabilitet dhe integrim të plotë në familjen evropiane