Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja Gërvalla mori pjesë në ceremoninë qendrore të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Ndaje këtë

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbën Fetai, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen qendrore kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u mor vendimi unifikues për alfabetin e gjuhës shqipe. Ajo theksoi se ky vendim shënoi pikënisjen e një epoke të re për popullin shqiptar, duke i hapur rrugën shkollës shqipe, zhvillimit kulturor modern dhe projektit politik të lirisë e shtetndërtimit.

Ministrja Gërvalla u shpreh se Manastiri mbetet një prej pikave më të forta të kujtesës kolektive, duke kujtuar se pa gjuhë nuk ka vetëdije kombëtare e rezistencë politike.

“Gjuha shqipe na bashkon përtej kufijve shtetërorë, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e deri te mërgata jonë në çdo cep të botës. Ajo është themeli i identitetit tonë kombëtar, kudo që jetojmë”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi Zëvendeskryeministrin Fetai, dhe nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë që institucionet e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë t’i kushtojnë shënimit të 22 Nëntorit me dinjitetin dhe respektin që meriton kjo ditë e veçantë për shqiptarët kudo.

Lajmet e tjera

|