Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja Gërvalla në New York, merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Kombeve të Bashkuara

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka arritur në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.

Ministrja Gërvalla do të jetë edhe pjesë e takimeve të ndryshme shumëpalëshe, të cilat do të trajtojnë tema të sigurisë globale dhe rajonale, politikës dhe ekonomisë.

Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrja Gërvalla, do të mbajë takime të ndryshme me komunitetin shqiptar në SHBA, përfaqësues të ndryshëm të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shoqërorë.

Lajmet e tjera

|