Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja Gërvalla takon Ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Özdemir

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim Ministrin Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Cem Özdemir.

Gjatë takimit shumë miqësor, Ministrja Gërvalla, fillimisht i shprehu mirëseardhjen Ministrit Özdemir për vizitën e tij të parë në Republikën e Kosovës, duke e falënderuar njëkohësisht për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të shtetit dhe popullit gjerman në faza të ndryshme të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, por në veçanti edhe për rolin, kontributin dhe mbështetjen, që vetë Ministri Özdemir i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj që nga vitet e ’90-ta.

Në fokus të bisedës ishte rritja e mëtejshme e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë, situata e sigurisë në vendin tonë pas agresionit të hapur të shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës dhe nevoja e ndryshimit të menjëhershëm dhe të domosdoshme të qasjes së Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla Schwarz, e njoftoi ministrin Özdemir në detaje rreth sulmit terrorist ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe agresionit të para 10 ditësh të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

“Realiteti ka treguar se përderisa ne kemi zhvilluar bisedime në Bruksel, pala tjetër ka hartuar plane dhe ka trajnuar ekipe për të sulmuar Republikën e Kosovës. Duhet të sigurohemi që një situatë e tillë të mos mund të përsëritet më asnjë herë”, ka theksuar ministrja Gërvalla, duke vlerësuar lart punën profesionale të Policisë Kosovës në shpëtimin e jetëve dhe dështimin e këtij sulmi.

Lajmet e tjera

|