Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, filloi vizitën në Fixhi ku u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Fixhit, Sitiveni Rabuka

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës në Oqeani, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, filloi vizitën në Fixhi ku u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Fixhit, Sitiveni Rabuka.

Zëvendësministri Ahmeti dhe Kryeministri Rabuka vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve. Diskutimi u përqendrua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit botërore.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë për marrëveshjen në proces lidhur me konsultimet politike.

Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Kryeministrin Rabuka, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Fixhi përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve të fundit botërore, u tha se është e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Të dyja palët vlerësuan se ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim.

Në fund, zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Kryeministrin Rabuka për mbështetjen dhe pritjen e bërë nga Republika e Fixhit.

Lajmet e tjera

|