Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti mori pjesë në Ministerialin e SEECP në Selanik

Ndaje këtë

Sot, Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, z. Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Ministerialin e SEECP, në Selanik. Në fjalën e tij ai falenderoi Greqinë për presidencën e tyre të suksesshme, përgjatë një viti shumë të vështirë për rajonin, dhe i shprehi presidencës së ardhshme, Malit të Zi, suksese dhe zotimin për bashkëpunim të ngushtë.

Përgjatë diskutimeve ai theksoi që për rajonin është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha vendet të rreshtohen me politikën e jashtme të BE-së dhe SHBA-së në raport me Federatën Ruse.

Integrimi euro-atlantik i rajonit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, dhe kjo nënkupton edhe domosdoshmërinë që BE të ndërmarrë hapa të shpejtë për integrimin e rajonit dhe largimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fund, të  Ministerialit u miratuan Raportin Vjetor i RCC, Strategjia dhe Plani i Punës 2023-2025 të SEECP dhe Deklarata e Përbashkët Politike.

Lajmet e tjera

|