Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti Ambasadorin e ri jo-rezident të Bangladeshit për Republikën e Kosovës

Ndaje këtë

Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Bangladeshit për Republikën e Kosovës, Sh.T. z. Muhammad Zulqar Nain.

Zëvendësministri Ahmeti i uroi Ambasadorit Nain mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re, duke shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në diplomacinë ekonomike dhe zhvillimin e kontakteve ndërmjet komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve.

Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit duke nënvizuar rëndësinë e inkurajimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

Palët biseduan gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel diplomatik dhe institucional, si dhe për përgatitjet në vijim lidhur me mbajtjen e konsultimeve të dyta politike ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, të cilat pritet të zhvillohen në Prishtinë në fund të vitit 2025.

Lajmet e tjera

|