Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Alan Bowman ambasadorin e Kanadasë në Zagreb

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, nga ku e mbulon Republikën e Kosovës, z. Alan Bowman.

Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Bowman biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të dyja vendeve. Përveç tjerash në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit në Kosovë. 

Z.Ahmeti e njoftoi ambasadorin rreth procesit të njohjeve dhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në anën tjetër, ambasadori Bowman rikonfirmoi përkushtimin dhe mbështetjen e Kanadasë në procesin e integrimeve euro-atlantike. Duke theksuar se Kanadaja do të vazhdojë të përkrahë procesin e njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Zëvendësministri Ahmeti shprehi falënderime dhe mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ofron shteti i Kanadasë ndaj Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|