Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadoren jo rezidente të Kanadasë në Kosovë, Blitt

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti ambasadoren e re jo rezidente të Kanadasë në Kosovë, znj. Jesicca Blitt.

Zëvendësministri Ahmeti, e ka uruar Ambasadoren Blitt për misionin dhe përgjegjësinë e re, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë.

Zëvendësministri Ahmeti i shprehu mirënjohjen e thellë Ambasadores Blitt për mbështetjen e fuqishme dhe pa ekuivokë që Kanada dhe populli i saj i kanë ofruar në vazhdimësi Kosovës gjatë periudhave më të vështira të historisë. 

Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme të interesit të përbashkët.

Zëvendësministri Ahmeti dhe Ambasadorja Blitt kanë diskutuar edhe mbi përgatitjet që po bëhen nga të dyja ministritë respektive mbi konsultimet e ardhshme politike dhe që pritet të mbahen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm në Kanada.

Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi Ambasadoren Blitt edhe mbi aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për masat që duhet t’i ndërmerr komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë, në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon.

Lajmet e tjera

|