Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin jo rezident të Irlandës në Kosovë, Almqvist

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti ambasadorin e ri jo rezident të Irlandës në Kosovë, z. Ragnar Almqvist.

Zëvendësministri Ahmeti uroi ambasadorin Almqvist për detyrën e re, duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë dhe suksese gjatë mandatit të tij.

Në vazhdim, zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi ambasadorin Almqvist për përkrahjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që shteti irlandez i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Shkëmbimi i përvojave në mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë modalitetet e angazhimit dhe përfshirjes së diasporës dhe sjelljen e investimeve të huaja direkte ishin disa nga çështjet e diskutuara, për të cilat u propozua që të ketë konsultime të rregullta politike në mes të dy ministrive.

Zëvendësministri Ahmeti po ashtu e informoi Ambasadorin Almqvist mbi aktin e agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, më 24 shtator, dhe mbi domosdoshmërinë e sanksionimit të Serbisë për veprimet e saj destabilizuese.

Lajmet e tjera

|