Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Z. Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim Drejtorin e Drejtorisë për Koordinim të Programeve të Këshillit të Evropës, z. Claus Neukrich dhe z. Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Zëvendësministri Ahmeti falënderoi Z. Neukrich për bashkëpunimin dhe koordinimin e deritanishëm për realizimin e projekteve të përbashkëta me partnerët e ndryshëm në Republikën e Kosovës dhe e njoftoi Z. Neukrich për progresin e Kosovës në drejtësi, demokraci dhe sundim të ligjit.
Ndërsa Z. Neukrich, duke e falënderuar Zëvendësministrin Ahmeti për bashkëpunimin e suksesshëm deri më sot, shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi, duke vënë theksin në takimin vjetor të Grupit të Përbashkët Punues, mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Këshillit të Evropës dhe partnerëve të ndryshëm, i cili do të mbahet nesër.