Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, priti në takim delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bangladeshit

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bangladeshit, të udhëhequr nga Sekretari z.Nazrul Islam, në prag të zhvillimit të raundit të dytë të konsultimeve politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bangladeshit, të cilat kësaj radhe po mbahen në Prishtinë.

Gjatë takimit, Zëvendësministri Ahmeti falënderoi Sekretarin Islam për mbështetjen e vazhdueshme të Bangladeshit ndaj Republikës së Kosovës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative dhe tregtisë. Gjithashtu, u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet.

Zëvendësministri Ahmeti shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të avancuar më tej marrëdhëniet me Bangladeshin dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|