Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili

Ndaje këtë

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili.

Të dy diskutuan mbi thellimin e raporteve të shkëlqyera midis dy vendeve, me theks të veçantë në organizimin e konsultimeve të dyta politike gjatë këtij viti, bashkëpunimin në fushën e sigurisë e mbrojtjes dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Përveç kësaj, në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Drejtori Saygili, u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë, duke theksuar se Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me të gjitha kapacitetet e saja.

Ndërsa, Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi Drejtorin Saygili për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës.

Lajmet e tjera

|