Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri  Ahmeti priti në takim një delegacion nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim një delegacion nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ahmeti shprehu mirënjohje të thellë për vizitën dhe u shpreh i lumtur që marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen me projekte konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Kryesuesi i delegacionit z. James Mahanga Sando, shprehu falënderime për pritjen, duke theksuar se qëllimi i vizitës është thellimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit mes dy shteteve.

Duke riafirmuar vullnetin e përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë, Zëvendësministri Ahmeti theksoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fusha kyçe si arsimi, ekonomia, reformat në administratën publike dhe për koordinim diplomatik.

Lajmet e tjera

|