Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim përshendetës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani

Ndaje këtë

Në këtë takim përshendetës zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar ambasadorin Mizutani për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Qeveria japoneze kanë dhënë për Kosovën.

Zëvendësministri Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Japonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, me këtë rast ai ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që këto raporte të thellohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe akademik.

Ambasadori Mizutani ka falënderuar zëvendësministrin Ahmeti për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ai ka pasur përgjatë këtyre viteve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe institucionet tjera të Kosovës. Ambasadori Mizutani tha se Kosova ka shënuar progres dhe përparim të madh në vazhdimësi, dëshmitar i këtyre zhvillimeve pozitive theksoi se është vet ai, përmes vizitave të shpeshta që ka pasur në Kosovë.

Zëvendësministri Ahmeti duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme ambasadorit Mizutani, ka kërkuar nga ai që Japonia të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe përmes projekteve të JICA-së por edhe në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori Mizutani duke mirëpritur këtë kërkesë të Zëvendësministrit Ahmeti, tha se ai personalisht do vazhdojë të mbetet një mik i Kosovës dhe se mesazhet dhe punën e frytshme në mes të dy vendeve tona do e përcjellë tek pasardhësi i tij.

Ambasadori Mizutani në këtë takim është shoqëruar nga i ngarkuari me Punë i Ambasadës Japoneze në Kosovë z. Keisuke Yamanaka.

Lajmet e tjera

|