Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Sekretarin e Shtetit të Sllovenisë Marko Štucin

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, në kuadër të konsultimeve politike, ka pritur sot në takim delegacionin nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Sllovenisë, të kryesuar nga z. Marko Štucin, Sekretar i Shtetit.

Zëvendësministri Ahmeti, e ka njoftuar fillimisht delegacionin slloven për progresin që shteti i Kosovës ka arritur në dy vitet e fundit, duke përmendur reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në lirinë e mediave.

Të gjitha këto arritje, zëvendësministri Ahmeti tha se janë vlerësuar edhe nga raportet e ndryshme të pavarura ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, zhvillimet e fundit politike në rajonin e Evropës Juglindore dhe për agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse mbi shtetin e Ukrainës.

Duke e njoftuar për hapat e rëndësishëm që Republika e Kosovës ka bërë në politikën e jashtme, si aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, zëvendësministri

Ahmeti ka shprehur falënderimet e shtetit të Kosovës për përkrahjen e pa rezervë që Sllovenia ia ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me integrimet euroatlantike.

Lajmet e tjera

|