Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim zëvendësministrin e Norvegjisë, Eivind Vad Peterson

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, z. Eivind Vad Peterson.

Zëvendësministri Ahmeti e ka falënderuar z.Peterson, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë i ka dhënë Republikës së Kosovës, duke thënë se institucionet e Kosovës e vlerësojnë lartë miqësinë me Norvegjinë.

Të dy zëvendësministrat kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral mes dy shteteve, dhe theksuan rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera të interesit, siç është ajo e energjisë solare.

Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi z.Peterson për progresin që shteti i Kosovës ka arritur në dy vjetët e fundit, duke u renditur lartë në raportet ndërkombëtare për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit si dhe në lirinë e mediave.

Në takim u diskutua gjithashtu situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, si rrjedhojë e agresionit të Serbisë dhe grupeve kriminale të Beogradit.

Zëvendësministri Ahmeti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me përkushtim për vendosje dhe zbatim të ligjit dhe rendit në tërë territorin e Kosovës.

Ndërsa, ka theksuar se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|