Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti takoi ambasadorin e ri jorezident të Australisë për Kosovë, Richard Rodgers

Ndaje këtë

Sot, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim amabsadorin e ri jorezident të Australisë për Republikën e Kosovës, z. Richard Rodgers.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin Rodgers mbi përparimet e Republikës së Kosovës në demokraci, drejtësi, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit. Ata së bashku diskutuan mbi synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me ç’rast z. Ahmeti falenderoi z. Rodgers për mbështetjen e përhershme të Australisë si në marrëdhëniet bilaterale, poashtu edhe në rrafshin multilateral.

Zëvendësministri Ahmeti uroi ambasadorin Rodgers për detyrën e tij të re, duke i shprehur vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’u angazhuar në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve tashmë të shkelqyera mes të dyja vendeve.

Lajmet e tjera

|