Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti takoi kryesuesin e delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës z.Emanuelis Zingeris

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës në Lituani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, takoi kryesuesin e delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z.Emanuelis Zingeris dhe anëtarin e delegacionit z.Lukas Savickas.

Takimi u përqendrua në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e saj.

Gjatë takimit u theksua se kalimi i aplikimit të Kosovës nga Komiteti i Ministrave tek Asambleja Parlamentare është i domosdoshëm, veçanërisht pas opinionit të Departamentit Ligjor të KE-së, i cili thekson se nuk ka asnjë pengesë ligjore që e pengon anëtarësimin e Kosovës në KE.

Zëvendësministri Ahmeti, e falenderoi z.Zingeris dhe z.Lukas Savickas për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë.

Lajmet e tjera

|