Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti takoi pjesëmarrësit e programit ndërkombëtar për siguri publike

Ndaje këtë

Sot, në ambientet e Akademisë për Siguri Publike, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, paraqiti prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, para pjesëmarrësve të programit ndërkombëtar për siguri publike.

Z. Ahmeti theksoi se Republika e Kosovës synon ndërtimin e raporteve të shëndosha dypalëshe dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me thekst të veçantë në NATO, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Të pranishmit, të cilët përfaqësonin shtetet si Gambia, Sao Tome, Mauritania, Madagaskar, Bangladesh, Honduras, Tuvalu, Senegal, etj. zëvendësministri Ahmeti diskutoi mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajonin tonë.

Programi ndërkombëtar i trajnimit për siguri publike organizohet për herë të dytë si rezultat i bashkëpunimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Akademisë për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajmet e tjera

|