Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, z.Baron Waqa

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, z.Baron Waqa

Zëvendësministri Ahmeti dhe Sekretari Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.

Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë.

Lajmet e tjera

|