Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti u prit në Parlamentin e Letonisë

Ndaje këtë

Përgjatë vizitës së tij në Letoni, zëvendësministri Ahmeti u prit në Parlamentin e Letonisë nga deputetët, z. Normund Dzintars dhe z. Andris Bērziņš, të cilët njëkohësisht janë delegatë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi deputetët për zhvillimet e fundit në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Caktimi i juristëve eminent nga Byroja e Asamblesë Parlamentare është një hap i rëndësishëm për përparimin e aplikimit dhe tani Kosova është në pritje të caktimit të tre raportuesve të tjerë nga tri Komitetet relevante të Asamblesë Parlamentare.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi z. Dzintars dhe z. Bērziņš, me Kushtetutën dhe legjislacionin përparimtar të Kosovës në raport me demokracinë, liritë e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve. Ai theksoi rëndësinë e pavarësisë së procesit të anëtarësimit nga zhvillimet e tjera dhe vlerësimin e tij në baza të meritokracisë sipas standardeve të Këshillit të Evropës.

Delegacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës uroi delegacionin letonez për Presidencën e Këshillit të Evropës dhe i falenderoi ata për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|