Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti u prit në takim nga deputetet shqiptare anëtare të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të KE-së

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, u prit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë nga deputetet shqiptare, anëtare të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj.Blerina Xhylameti, znj.Klotilda Bushka dhe znj.Etilda Gjonaj.

Zëvendësministri Ahmeti i njoftoi deputetet shqiptare mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimin e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme.

Ai theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj, e që aktualisht e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë mekanizmat e Këshillit të Evropës, me theks të veçantë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më tepër, Republika e Kosovës tashmë ka adoptuar një numër të konventave të Këshillit të Evropës dhe ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, përderisa vet Këshilli i Evropës ka ardhë në përfundim që nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të rëndësishme.

Zëvendësministri Ahmeti i falenderoi deputetet për mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

Në fund, delegacionet u pajtuan që koordinimi i ngushtë të vazhdojë dhe të ketë bashkërendim të hapave të mëtutjeshëm.

Lajmet e tjera

|