Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, zhvilloi një takim me homologen e tij nga Republika e El Salvadorit, Adriana Mira

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me homologen e tij nga Republika e El Salvadorit, znj. Adriana Mira, gjatë të cilit u nënshkrua Marrëveshja për Konsultime Politike, si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit në Fushën e Kulturës.

Këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt thellimit dhe strukturimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, duke krijuar mekanizma të rregullt dialogu dhe bashkëpunimi për çështje me interes të përbashkët. Në këtë kuadër, u dakordua që konsultimet e para politike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme të mbahen së shpejti në Prishtinë, me ç’rast zëvendësministri Ahmeti ftoi zëvendësministren Mira që ta vizitojë Kosovën.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të tjera, përfshirë ekonominë, arsimin, energjinë, turizmin, si dhe heqjen e regjimit të vizave nga El Salvadori për qytetarët e Kosovës.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Ahmeti zhvilloi edhe një takim të veçantë me Ministrin e Kulturës së El Salvadorit, z. Raul Neftalí Castillo Rosales, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Lajmet e tjera

|