Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti zhvilloi një takim me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme, Tregti dhe Industri të Singaporit, Gan Siow Huang

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës në Singapor, Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme, Tregti dhe Industri të Singaporit, Gan Siow Huang.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ekonomik dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve. Palët shkëmbyen ide për mekanizma të përbashkëta që do të mundësonin rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve. Gjithashtu, u trajtua nevoja për ndërtimin e bazës juridike përmes marrëveshjeve bilaterale në fusha me interes të përbashkët.

Zëvendësministri në detyrë Ahmeti prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në Kosovë dhe përparimin e vendit në reformat demokratike dhe agjendën evropiane. Në këtë kontekst, u theksua edhe rëndësia e lehtësimit të lëvizjes drejt Singaporit për qytetarët e Kosovës, përfshirë shqyrtimin e mundësisë për liberalizim të vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta në të ardhmen. Po ashtu, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet akademive diplomatike dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.

Në përmbyllje të takimit, Zëvendësministri Ahmeti e uroi znj. Gan për përvjetorin e 60-të të Pavarësisë së Republikës së Singaporit, duke shprehur urimet më të mira për popullin dhe institucionet e këtij vendi mik.

Lajmet e tjera

|