Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim të frytshëm me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Datuk Mohamed Alamin, në Kuala Lumpur.
Ky takim shënoi fillimin zyrtar të mekanizmit të konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet në arsimin e lartë, dhe koordinimin e mbështetjen diplomatike.
Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, falënderoi Malajzinë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë ndërmjet dy shteteve mike.