Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti, zhvilloi takime me udhëheqës të institucioneve të Shtetit të Iowa

Ndaje këtë

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Iowa, zëvendësministri Ahmeti, takoi Presidenten e Senatit, znj.Amy Sinclair, ku u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer dhe afatgjatë ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës. Në këtë takim u theksua bashkëpunimi strategjik në fushën e sigurisë, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e lidhjeve ekonomike, akademike dhe në sektorin e teknologjisë informative.

Në takimin me Zëvendës Sekretaren e Shtetit të Iowa-s, znj.Christy Johnson, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe për forcimin e mekanizmave konkret të koordinimit në mes të institucioneve të niveleve të ndryshme të të dyja vendeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave në administratë publike, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

Takimi me Kryetaren e Komunës së Johnston, znj. Paula Dierenfeld, u fokusua në dimensionin lokal të partneritetit. U vlerësua fakti që aktualisht nëntë komuna nga Kosova janë të binjakëzuara me komuna në Iowa, një dëshmi konkrete e lidhjeve të fuqishme ndërmjet qytetarëve tanë. U shpreh gatishmëria për zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe shkëmbimeve profesionale.

Në kuadër të vizitës u zhvilluan edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Iowa, të cilët mbeten urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve. U diskutua për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, akademike dhe kulturore, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ata i japin zhvillimit të Kosovës.

Lajmet e tjera

|