Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ahmeti, u prit nga homologu i tij, z. Fragoggianis, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë

Ndaje këtë

Sot në Athinë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, u prit nga homologu i tij, z. Kostas Fragoggianis, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë.

Dhjetë muaj pas nënshkrimit të Deklaratës së Synimeve nga të dy zëvendësministrat, u diskutua mbi të arriturat në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës dhe Republikës Helene të Greqisë, të mundësuara nga ky dokument. U vlerësua lartë nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Helene të Greqisë, për Programin e Mjekësisë Fetale, nëpërmjet së cilës zhvillohet kujdesi i specializuar për gratë shtatzëna, duke mundësuar dy bursa studimi për stafin mjekësor të Kosovës, pajisje të nevojshme dhe shkëmbim të përvojave për ndërtimin e strukturave të nevojshme përbrenda sistemit shëndetësor të Kosovës.

Palët përshëndetën intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes të dyja vendeve dhe shqyrtuan mundësitë që jep Memorandumi i Bashkëpunimit mes KIESA dhe Enterprise Greece dhe Forumi i përbashkët Ekonomik, për vendosjen dhe thellimin e marrëdhënieve të kompanive të Kosovës dhe atyre greke, nga sektorët me interes të veçantë për të dyja palët.

Zëvendësministrat e punëve të jashtme diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore dhe nevojën e bashkëpunimit të shteteve demokratike për t’i bërë ballë ndikimeve autoritare në rajon. Z. Ahmeti falënderoi z. Fragoggianis për mbështetjen që Greqia i ka dhënë deri më tani synimeve multilaterale të Republikës së Kosovës dhe argumentoi nevojën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, duke njohur formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, si një realitet të pakthyeshëm dhe të drejtë, siç është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Lajmet e tjera

|