Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës

Ndaje këtë

Prishtinë, 07 qershor 2022 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, z. Ronan Gargan.

Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Gargan biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të tyre nëpërmjet bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si të ekonomisë, sigurisë e kulturës.

Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se anëtarësimi sa më i shpejtë do të kishte efekte jashtëzakonisht të mira për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në fund, z. Ahmeti e falenderoi z. Gargan për mbështetjen e përhershme që Irlanda i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zhvillim të brendshëm të vendit.

Lajmet e tjera

|