Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti realizoi vizitë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit

Ndaje këtë

Gjatë vizitës në Holandë, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, takoi Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, z.Martin Doe.

Z.Doe dhe z.Ahmeti biseduan për aktivitetet dhe punën e Gjykatës në fusha të ndryshme.

Pas takimit, zëvendësministri Ahmeti së bashku me zëvendësdrejtorin Doe, njërën nga përfaqësueset e Republikës së Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, znj.Arlinda Rrustemin, dhe ambasadorin Dren Doli, përuruan stemën e Republikës së Kosovës, e cila u bë pjesë e Dhomës së Këshillit Administrativ dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është organizata e parë e përhershme ndërqeveritare që ofron zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, nëpërmjet arbitrazhit dhe mjeteve tjera paqësore. Republika e Kosovës, është anëtare e kësaj gjykate që nga viti 2016.

Lajmet e tjera

|