Në fjalën e tij, Zëvendësministri falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rolin vendimtar të tyre në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore.
Ai nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik, duke u pozicionuar si shteti më demokratik në rajon.
Zëvendësministri Ahmeti, gjithashtu theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në arritjen e synimeve tona strategjike, si anëtarësimin në NATO, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, përmes së cilave mbrojmë sovranitetin tonë dhe kontribuojmë në paqe dhe stabilitet ndërkombëtarë.