Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti priti në takim deputeten Sabina Ćudić

Ndaje këtë

Dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti priti në takim Sabina Ćudić, deputete e parlamentit të Republikës së Bosnjës dhe Herecegovinës.

Z. Ahmeti dhe znj. Ćudić diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore dhe tendencat e Serbisë për destabilizimin e rajonit. Zëvendësministri Ahmeti njoftoi deputeten Ćudić mbi detajet e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe dëshmitë e pamohueshme të përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në përgatitjen, organizimin dhe mbështetjen e grupit paramilitar që realizojë këtë akt terrorist. Ai falënderoi znj. Ćudić për fjalimin e saj të qartë në dënim të këtij sulmi kriminal dhe terrorist, përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjithashtu, palët diskutuan mbi mundësitë e thellimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të raporteve institucionale mes të dyja vendeve, në shërbim të krijimit të mundësive për ndërveprim të shtuar të qytetarëve tanë. Këtu u theksua rëndësia e miratimit dhe zbatimit të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit, gjë që do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë kategorive të ndryshme të të dyja shoqërive.

Në fund, z. Ahmeti falënderoi znj. Ćudić për angazhimin e saj për përafrimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Lajmet e tjera

|