Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi takon homologen e saj në Maqedoni të Veriut, Fatmire Isaku

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj Liza Gashi, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut është pritur nga Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, znj. Fatmire Isaku.

Gjatë këtij takimi dypalësh, Zëvendësministrja Gashi fillimisht e falënderoi homologen e saj Isaku, për përkrahjen e vazhdueshme si dhe e njoftoi mbi zhvillimet e fundit në vend, respektivisht mbi sulmin terrorist ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës të sponsorizuar nga Serbia, ku si rezultat i të cilit u cenua sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare.

Zëvendësministrja Gashi duke e falenderuar Zëvendësministren Isaku për pritjen, u shpreh e hapur për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajmet e tjera

|