Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Liza Gashi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Portugali

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, javën që shkoi qëndroi në Lisbonë të Portugalisë në vizitë zyrtare.

Ajo ishte pjesëmarrëse në seminarin “Udhëheqësit e rinj Evropian” 2022, të organizuar nga instituti kërkimor “Friends of Europe” në kuadër të së cilit zëvendësministrja Gashi është zgjedhur “Lidere e Re Evropiane” për vitin 2022.

Gjatë këtij seminari, zëvendësministrja e MPJD-së kontribuoi duke drejtuar bashkëbisedimin me temën: “Përse duhet të fokusohemi në Ballkan për të parandaluar një tjetër skenar si të Ukrainës”.

Gjatë qëndrimit në Portugali, zëvendësministrja Gashi së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, z. Ylber Kryeziu, takuan pjesëtarë të diasporës në mjediset e ambasadës në Lisbonë, ku diskutuan për rolin dhe rëndësinë që diaspora ka në kuadër të planit qeveritar, por edhe mbi rëndësinë e formatit të dialogut me mërgatën e Kosovës që e ka nisur MPJD-ja.

Në takim u fol edhe mbi të jetuarit mes dy shteteve dhe se cilat janë mundësitë për të forcuar më shumë bashkëpunimin me mërgatën dhe për të rritur angazhimin e diasporës në Kosovë.

Zëvendësministrja Gashi gjatë vizitës në Lisbonë zhvilloi takime bilaterale me homologët portugezë, ku fillimisht takoi sekretarin e Shtetit për komunitetet portugeze, z. Paulo Cafofo, me të cilin bisedoi rreth çështjeve të ndryshme me interes të përbashkët të dy vendeve mike, përfshirë këtu edhe çështjet që kanë të bëjnë me diasporën.

Ajo po ashtu zhvilloi një takim tjetër konstruktiv me sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane, z. Tiago Antunes, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua rreth procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës

Lajmet e tjera

|