Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi bashkëbisedon me organizatën STIKK

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Liza Gashi, është ftuar nga Shoqata e TIK në Kosovë, që të merr pjesë në edicionin e dytë të MarTECH, ku ka folur për planin dhe punën e MPJD-së sa i përket ndërlidhjes së teknologjisë informative me diplomacinë.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Gashi ka thënë se diplomacia qytetare, ku përfshihen ajo digjitale, kulturore, sportive dhe shkencore, është ndër prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ndërlidhja e tyre sjellë vlerë të shtuar.

Znj. Gashi u shpreh se diplomacia qytetare është më se e rëndësishme për shkak që ndërmarrësit, artistët, shkencëtarët, sportistët dhe mërgata vlerësohet se janë përfaqësuesit më të denjë të Kosovës ndërkombëtarisht. 

Ndërsa, rëndësia e diplomacisë digjitale është në efikasitetin e teknologjisë për të ju dhënë mundësi bashkatdhetarëve që të kontribuojnë në politik-bërje, vendim-marrje në diplomaci e ekonomi të vendit përmes platformave online.

Sektori TIK, duke qenë njëri prej punëdhënësve, inovatorëve dhe eksportuesëve më të mëdhenj të shërbimeve jashtë, është strategjikisht shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse shërben si urë lidhëse me kompani të jashtme dhe është duke e bërë Kosovën destinacion për outsourcing dhe nearshoring.
 

Gjatë takimit u bisedua që STIKK, si përfaqësues i sektorit TIK në Kosovë të jetë pjesë e grupeve punuese për diplomaci qytetare. Poashtu, u bisedua që të zhvillohen kanale të rregullta komunikimi që risitë e sektorit të plasohen për promovim tek ambasadat.

Para të pranishmëve, Zëvendësministrja Gashi prezantoi edhe dy projekte që i ka vlerësuar si hapat e parë në fillimin e avancimit të këtyre llojeve të diplomacisë.

Projekti “Citizen Diplomacy Fellowship,” i cili do të sjellë në MPJD profesionistë apo studentë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, që të kontribuojnë në gjenerimin e diturisë rreth Kosovës. Synimi kryesor i këtij projekti është rikthimi i trurit në vend dhe shfrytëzimi i ekspertizës së të rinjve prej jashtë vendit.

Ndërsa projekti “Made in Kosova”, synon shfrytëzimin e ambasadave të Republikës së Kosovës, në përfaqësimin dhe promovimin e produkteve kosovare jashtë vendit. Krijimi i këtij këndi do të mundësoj që prodhuesit e artistët të ekspozojnë veprat dhe produktet e tyre në botë, nëpërmjet misioneve diplomatike të shtetit.
 

Gashi ka thënë se pos këtyre dy projekteve, është duke u punuar gjithashtu në një platformë online për tërheqjen e investimeve dhe rritjes së eksporteve ku STIKK janë të mirëseardhur të kontribuojnë me dije.
 

Duke i falënderuar STIKK-un si dhe të gjithë të pranishmit, zëvendësministrja Gashi ka thënë se i pret me shumë ëndje idetë, sygjerimet dhe bashkëpunimin me këtë sektor i cili është duke e faktorizuar Kosovën ndërkombëtarisht çdo ditë.

Lajmet e tjera

|