Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Diaspora akademike, partner strategjik për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka marr pjesë në forumin “Bashkë në Shkencë: Universiteti i Prishtinës dhe Diaspora Akademike” organizuar nga Universiteti i Prishtinës, ku u diskutua për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet diasporës akademike shqiptare dhe institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Gashi theksoi se diaspora shqiptare përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm intelektual e profesional, që mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e sistemit arsimor dhe shkencor të Kosovës. Ajo tha se, ndonëse ekziston një bazë e mirë e studiuesve të angazhuar jashtë vendit, ende mungon një platformë e qëndrueshme dhe e koordinuar që do të mundësonte lidhje të vazhdueshme ndërmjet diasporës akademike dhe universiteteve në Kosovë.

“Dëshira jonë është që Universiteti i Prishtinës, si institucion publik dhe bartës i traditës akademike në vend, të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin e kësaj platforme, duke krijuar ura bashkëpunimi me akademikët shqiptarë anembanë botës”, shtoi zëvendësministrja Gashi.

Ndër të tjera, zëvendësministrja Gashi përmendi nisma të suksesshme si Shkolla Verore e Universitetit të Prishtinës, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e diasporës akademike dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim me studentët dhe profesorët vendorë.

Po ashtu, zëvendësministrja Gashi foli edhe për rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare që Universiteti i Prishtinës ka me universitetet ndërkombëtare dhe institucioneve tjera përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke theksuar se ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme kulturore dhe arsimore të Kosovës.

Ajo nënvizoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e sheh veten si lehtësuese dhe mbështetëse të këtyre nismave, për të ndërtuar një ekosistem të hapur dhe bashkëpunues, ku konkurrenca shihet si mundësi zhvillimi dhe jo si rrezik. Në këtë kuadër, znj. Gashi prezantoi edhe programin “Citizen Diplomacy Fellowship”, që u ofron profesionistëve të mërgatës mundësinë të angazhohen në institucione të Kosovës, duke kontribuar me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale.

“Rezultatet e qëndrueshme ndërtohen hap pas hapi. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar një platformë bashkëpunimi që reflekton ndikim pozitiv e të matshëm në sistemin tonë arsimor”, tha në mbyllje zëvendësministrja Gashi.

Lajmet e tjera

|