Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi: Diplomacia kulturore dhe ekonomike – mjete efektive të ndërkombëtarizimit dhe promovimit të Kosovës

Ndaje këtë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Panama, zëvendësministrja znj. Liza Gashi zhvilloi disa takime. Ajo u takua me zëvendësministrin e Kulturës së Panamasë, z. Gabriel Gonzales, zëvendësministrin e Arsimit të Panamasë, z. Ariel Rodriguez Gil, zv. drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Promovimin e Investimeve “ProPanama”, z. Diego Ortiz de Zevallos. Zëvendësministrja Gashi gjithashtu pati një takim edhe me drejtorin ekzekutiv të Qytetit të Dijes, z. Jorge Arosemena Román.

Me zëvendësministrin e Kulturës së Panamasë, z. Gonzales, u diskutua rreth mundësive për rritjen e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe krijimin e urave të reja ndërmjet artistëve dhe institucioneve kulturore-artistike të Kosovës dhe Panamasë. Ndërkohë në takim me zëvendësministrin e Arsimit të Panamasë, z. Rodriguez, fokusi i diskutimit ishte mobiliteti akademik, duke përfshirë studentët dhe stafin akademik të të dyja vendeve.

Ndërkaq gjatë takimit me zv. drejtorin ekzekutiv të “ProPanamasë”, z. Ortiz, dhe drejtorin ekzekutiv të Qytetit të Dijes, z. Román, u shqyrtua potenciali ekonomik dhe nevoja për shkëmbimin e praktikave më të mira për promovimin e investimeve të huaja direkte, stimulimin e eksporteve dhe krijimin e ekosistemeve të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social.

Në përfundim të vizitës, zëvendësministrja Gashi ka theksuar se Kosova, përmes promovimit të diplomacisë kulturore dhe ekonomike, ka synimin të tërheqë investitorë dhe qytetarë nga vendet e Amerikës Latine për ta njohur më shumë vendin tonë.

Lajmet e tjera

|